Greqia është kapluar nga dhimbja dhe zia pas tragjedisë së rëndë shkaktuar pas përplasjes së dy trenave, ku humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre edhe 4 shqiptarë.
Ndërkohë sot stacionisti i Larisës do të kërkojë falje për tragjedinë në Tempi. Shefi i stacionit përballet me akuzën e rëndë të prishjes së sigurisë së transportit, vepër kjo që ndiqet penalisht dhe parashikon dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.


