• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PERPLASJA/ Deputeti i PD paralajmëron 27-vjeçaren Deizi Arapi: Sapo të kthehem nga Gjermania…
Home
Politikë

PERPLASJA/ Deputeti i PD paralajmëron 27-vjeçaren Deizi Arapi: Sapo të kthehem nga Gjermania…

25 September, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryebashkiaku i Devollit, Bledjon Nallbati thotë se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares Deizi Arapi. Ajo thotë që kjo është hera e dytë që i digjet makina dhe pretendon se ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka pasur me ish-kryebashkiakun e Bilishtit, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.

“Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punonjësit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdokënd që kam të punësuar me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermania do të bëj një kallëzim për shpifje”, tha Nallbati për Top-Channel.

Deizi Arapi, e reja së cilës iu dogj automjeti për herë të dytë para shtëpisë, kërkoi ndihmë nga organet duke u shprehur se ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lidhje me një konflikt të vjetër. Ajo shprehet se nuk ndihet e sigurt, duke i lidhur ngjarjet me një konflikt të ndodhur 4 vite më parë me ish-kryebashkiakun e Devollit, Bledjon Nallbati.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledjon Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja qe ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, tha Arapi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NJË LIDHJE ME SHQIPE HYSENAJ? Bruno Shemsho zbulon të vërtetën: Në fund gjejmë…
Previous article "HIQJANI APARATURAT"/ Mes lotëve babai rrëfen vdekjen e së bijës 12 vjeçe: Do dalë e vërteta…

F.autor

Postime të ngjashme

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT