Artistët i kërkuan takim ne Teatrin Kombetar, por ministrja e Kultures Mirela Kumbaro, deklaron se i pret ata ne Ministri. Kumbaro duke folur per protesten e artisteve dhe problemin e madh qe ata ngrene per godinen e Teatrot Kombetar, thote per ReportTV se salla aktuale nuk do te levize, nderkohe qe do te kete edhe dy salla te “Turbina”.
“Teatri do të vijojë që të jetë funksion me të gjitha parametrat, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilit i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka autorizim, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri”- thote Kumbaro.
Sa per problemin me ligjin, per te cilin jane shprehur kunder shume artiste, Kumbaro ka deklaruar: Nuk ka akoma të formuluar një propozim. Unë sapo thashë, që nesër unë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës në ministri për të marrë në konsideratë dhe për të dëgjuar si ta përsosim më mirë ndryshimet në ligjin e aktual. Nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por disa ndryshime. Disa prej këtyre konsultimeve kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi reflektuar. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për teatrin.