Përplasi për vdekje vjehrrë e nuse, lihet në burg 22-vjeçari. Daniel Brahollari doli dje para Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës për vdekjen e dyfishtë, të shkaktuar me makinë në afërsi të rrethrrotullimit të ish-Kënetës.
I riu tha në Gjykatë se nuk kishte qenë me shpejtësi kur ndodhi përplasja, por se dy gratë i kishin dalë papritur para në rrugë. Brahollari tregoi se në rrugë nuk kishte drita, ndaj nuk i pa dy gratë, Sabrie dhe Bukurie Cufaj, kur po kalonin rrugën.
AlpeNews.al ka siguruar foto e 22 vjeçari i cili aksidentoi për vdekje vjerrë dhe nuse:
/AlpeNews.al