• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASI PËR VDEKJE STUDENTEN GREKE/ Flet shqiptari: Nuk është koha për justifikime, ngushëllime familjes
Home
Breaking News

PËRPLASI PËR VDEKJE STUDENTEN GREKE/ Flet shqiptari: Nuk është koha për justifikime, ngushëllime familjes

28 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

26-vjeçari shqiptar që përplasi të renë greke në Selanik ka dalë para gjykatës mëngjesin e sotëm.
Ai ka kërkuar falje dhe mediat greke raportojnë se ka qëndruar vetëm pesë minuta në zyrën e hetimit. Gjithçka që raportohet se ka thënë ishte “ngushëllime të përzemërta familjes. Nuk është momenti që unë të jap justifikime”, ndërkohë që ka depozituar edhe një memorandum me kërkesat e tij.

Shqiptari akuzohet për veprën penale të drejtimit të rrezikshëm të automjetit me pasojë vdekjen, si dhe për braktisjen e një aksidenti trafiku dhe drejtimin e automjetit pa patentë përkatëse (kundërvajtje). Vepra penale dënohet me burgim deri në 15 vjet.

Gjithashtu, 26-vjeçarit iu dorëzua edhe vendimi për dëbim nga vendi, pasi u konstatua se ai banonte në mënyrë të paligjshme në vend pa leje qëndrimi dhe për këtë arsye është ndaluar që të enjten e kaluar. Bëhet e ditur se vendimi i dëbimit do të hyjë në fuqi pas gjykimit të çështjes, pasi 26-vjeçari pritet të caktohet në masën e paraburgimit.

Pasagjerja 19-vjeçare e mjetit ka kaluar nga dera e hetuesisë pak para orës 10:00 dhe në këtë kohë ka kërkuar falje. Dy të pandehurit më pas do të çohen së bashku te prokurori publik.

E reja greke e shtruar me plagë të rënda në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Papageorgiou, u nda nga jeta mëngjesin e së dielës. Prindërit vendosën t’i dhuronin organet e saj dhe, siç tha e ëma, “Emmanuela ishte një fëmijë mrekulli dhe kur u largua donte të bënte mrekullinë e saj, të jepte jetë.”

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHEN PËR VJEDHJE PËRMES KANOSJES/ Gjykata cakton masën për dy policët
Previous article NË FOKUS KËRCËNIMI BËRTHAMOR/ Zbulohen PRAPASKENAT e takimit të shefit të CIA-s me homologun rus

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT