• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASI PËR VDEKJE DY KUSHËRINJTË/ Detajet nga GJYQI i 23 vjeçarit: Ja si reagoi kur gjyqtari e pyeti për krimin
Home
Breaking News

PËRPLASI PËR VDEKJE DY KUSHËRINJTË/ Detajet nga GJYQI i 23 vjeçarit: Ja si reagoi kur gjyqtari e pyeti për krimin

30 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shkaktoi aksidentin me vdekjen e dy djemve të xhaxhallarëve, lihet në burg shoferi 23-vjeçar. I rënduar psikologjikisht, i penduar, pa fjalë dhe i trembur Amarildo Çalamani është paraqitur dje në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. 23-vjeçari u la në burg pa afat nga togat e zeza, ndërsa vetë autori i dyshuar nuk pranoi të jepte asnjë sqarim para trupit gjykues.

I pyetur nga mediat pak përpara se të niste seanca nëse kishte diçka për të thënë, lidhur me aksidentin tragjik, Çalamani iu përgjigj duke mohuar me kokë, çka nënkuptoi se nuk kishte dëshirë të prononcohej për ngjarjen e rëndë.

Pasi u lexua me detaje përshkrimi i ngjarjes nga prokurorja Elida Hoxha, me kërkesë po të saj, gjyqtarja Arta Duka vendosi masën “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve. 23-vjeçari Çalamani dyshohet se ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në një zonë të banuar, në të cilën shpejtësia ishte e kufizuar deri në 40 km/ h. Pasi humbi kontrollin e makinës, i riu përplasi për vdekje Amarildo dhe Festim Dogani, 24 dhe 29 vjeç.

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti, Martin Dogani tregoi se pak sekonda para përplasjes u dëgjua një frenim i fortë. Martini tregoi se bashkë me dy kushërinjtë sapo kishin kafe dhe ishin duke biseduar në trotuarin e rrugës, kur makina i mori para. Ndërkohë, nga Policia mësohet se shoferi i arrestuar admironte garat e shpejtësisë. Shpesh, kishte dëshirë të sillej si nëpër filma, ndërsa edhe nofkën e kishte Roku.

Ndërkohë, mbrëmjen e aksidentit të ndodhur të dielën rreth orës 20:45, Çalamani u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa pak më vonë u vu në pranga në banesën e tij. Në bazë të hetimeve, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën lëvizte makina tip “Golf” si dhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Nga përplasja e fortë, që rezultoi fatale për dy të rinjtë, makina e drejtuar nga Amarildo Çalamani përfundoi në kanal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERLIGA/ Merkato e orëve të fundit, ja çfarë duan pretendentët (DETAJE)
Previous article JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Joana, "MISI" që po futet në botën e sportit (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT