• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASI 9 MAKINA DHE RREZIKOI JETËN E QZTETARËVE NË TIRANË/ Kush është 31 vjeçari me precedentë të forta kriminale
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRPLASI 9 MAKINA DHE RREZIKOI JETËN E QZTETARËVE NË TIRANË/ Kush është 31 vjeçari me precedentë të forta kriminale

5 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 31-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal ka shkaktuar panik në rrugët e qytetit, pasi refuzoi ndalimin nga Policia dhe u largua me shpejtësi duke përplasur disa automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë, kur Forcat e Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti të dyshuar që po lëvizte drejt TEG-ut. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Imer Krrashi, 31 vjeç, i njohur me disa identitete të tjera si I. M. dhe I. U., nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve që po komunikonin me të.

Në ndjekje intensive nga Policia, mjeti i drejtuar nga Krrashi shkaktoi një zinxhir aksidentesh, duke përplasur 9 automjete dhe një motomjet në të cilin ndodheshin një punonjës policie jashtë shërbimit, E. R., 52 vjeç, dhe bashkëshortja e tij O. R., 46 vjeçe. Të dy u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se një automjet po lëvizte në unazë, në drejtim të TEG-ut, dhe drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur, rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit se ndaj tij dhe automjetit do të ushtrohej kontroll. Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar punonjësit e Policisë që ishin duke komunikuar me të.

Bazuar në informacionin e marrë se ky shtetas mund të kishte armë me vete, në refuzimin për kontroll nga drejtuesi i automjetit dhe largimin me shpejtësi në drejtim të TEG-ut, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të automjetit, i cili, për shkak edhe të trafikut të rënduar, ka përplasur 9 automjete dhe 1 motomjet, në të cilin qarkullonin shtetasit E. R., 52 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit) dhe bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 46 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, pas një ndjekjeje intensive, bënë të mundur bllokimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij, shtetasit I. K, alias I. M, alias I. U.

Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.

Shtetasi I. K., me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky: SHBA-ja dhe BE-ja duhet të veprojnë për të ndaluar Putin
Previous article "KA NJERËZ QË DUAN TË PENGOJNË..."/ Mos ndoshta Efi i kundërpërgjigjet Mikelës me këtë postim?

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT