Është arrestuar një 36 vjeçar në Sukth. Shkak u bë se ai aksidentoi një 37 vjeçare me makinë.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç., vjeç 36, banues në Katund Sukth, pasi në Katund Sukth, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren N.F., vjeçe 37, banuese në Fllakë, Durrës, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290/2 i Kodit Penal.


