Një aksident fatal i ka marrë jetën mbremjen e djeshme, 51 vjeçares nga Lushnja Teuta Aliçkolli.
Shoferi vetëm 22 vjeç ka qenë i dehur dhe jashtë normave të shpejtësisë së lejuar.
Familja Aliçkolli po priste të mbyllte biznesin kur një 22- vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe mori para gruan, bashkëshortin dhe djalin e saj.
Dy të fundit ndodhen në gjende të mire shendetësore.
AlpeNews.al sjell pamjet e karriges ku qendronte e ulur viktima e ndjerë.
Policia ka arrestuar autorin e këtij aksidenti të rëndë. Nga veprimet e para të grupit hetimor 22- vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe matjet treguan se e kishte kaluar normën e lejuar më disa herë.




