• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASET ME MINISTRIN SERB NË KËSHILLIN E SIGURIMIT/ Osmani: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës
Home
Rajon

PËRPLASET ME MINISTRIN SERB NË KËSHILLIN E SIGURIMIT/ Osmani: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës

15 October, 2021 Delo.autor Rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia.

Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore.

Deklarata e saj erdhi si kundërpërgjigje ndaj Selakoviçiç që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cilësoi Osmanin si gënjeshtare e injoruese të raportit të UNMIK-ut që e nxirrte Kosovën fajtore për situatën e tensionuar në veri.

Ministri serb i quajti përralla deklaratat se Kosova është kampione e paqes dhe stabilitetit. Ai madje akuzoi shtetin e Kosovës se njëanshmëria e tij po “i shkatërron të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje përfundimtare”.

Selakoviç vazhdimisht i është referuar Osmanit si qytetare e Serbisë, teksa i kërkoi asaj të ngrihet në këmbë kur përmend emrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në anën tjetër, Selakoviç përmendi edhe emrat e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, duke shprehur pretendimet se ata kanë kryer krime me organe njerëzish.

Në përgjigjen e saj, Osmani i ka quajtur të gjitha deklarimet e Selakoviçit propaganda.

Ajo i është drejtuar atij me fjalët se është “qytetare krenare e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës”.

“Republika e pavarur nuk shkon askund. Më mirë të ballafaqoheni me këtë realitet. Që edhe ju edhe qytetarët tuaj të shohin një të ardhme në paqe ku udhëheqësit s’bëjnë lufta e destabilizime. Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju. Jo vetëm ne, por edhe ata. Ekziston një tragjedi prapa secilit refugjat. Kam qenë vetë një e tillë, dhe mbi 80 për qind e popullit të vendit tim kemi qenë të detyruar të ikim nga regjimi gjenocidal i Millosheviçit që po lartësohet tash çdo ditë”, ka thënë Osmani teksa ka numëruar raportet ndërkombëtare që nuk nxjerrin asnjë incident serioz etnik në Manastirin e Deçanit, siç pretendon Serbia. “Është Policia e Kosovës, shumëetnike e Kosovës së pavarur, që po i siguron Kishat”, ka thënë ajo./Koha.net

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRPLASJE MES KRYEPROKURORIT DHE KLP/ Gara se kush do të ka të drejtën për të kontrolluar prokurorët
Previous article "VAKSINIMI KA ULUR NDJESHËM NUMRIN E TË SHTRUARVE KRONIKË"/ Mjekja: Delta, më agresiv për gratë shtatzëna

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT