• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASESHIN SHPESH PËR MOTIVE PRONËSIE/ Merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRPLASESHIN SHPESH PËR MOTIVE PRONËSIE/ Merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

2 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një person është marrë nën hetim për vrasjen e ish-gardianit të burgut, Fatos Cenajt në Itali. Fqinji italian i 58-vjeçarit është personi i dyshuar për vrasjen e shqiptarit.

Mediat italiane shkruajnë se grindjet e shpeshta mes tyre dhe përplasjet për kufijtë e pronësisë besohet të jenë motivi themelor që e shtyu fqinjin e Fatos Cenajt të planifikonte pritën në Fontaniva më 8 qershor që çoi në vdekjen e 58-vjeçarit shqiptar pas tre ditësh në luftë me plagët.

Vrasësi që planifikoi dhe ekzekutoi vrasjen e Cenajt është tani nën hetim për vrasje me dashje. I dyshuari është me origjinë italiane dhe punon si punëtor në një fabrikë lokale. Familja e 58-vjeçarit kishte aq shumë frikë prej tij saqë u largua pas vdekjes së Cenajt.

Sipas hetuesve italianë, mëngjesin e 8 qershorit, i dyshuari e priti viktimën, i fshehur midis pemëve, disa qindra metra larg fermës Dindo ku punonte Cenaj.

Kur e pa të kalonte me triçikletë, qëlloi me armë. Plumbi e goditi 58-vjeçarin nga pas, pak mbi vesh, duke e lënë pa ndjenja. I dyshuari mori gëzhojën dhe iku me biçikletën e tij, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. Fatos Cenaj vdiq në spital disa ditë më vonë. Rezultatet e analizës balistike që iu besua Karabinierëve të RIS në Parma priten të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E VËRTETON SHKENCA/ Nëse e ZOTËRONI këtë tipar do të jetoni shumë gjatë!
Previous article QEVERIA MERR VENDIMIN/ Shpërblim deri në 3 paga mujore për ata që u angazhuan në shuarjen e zjarreve

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT