• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLAS TAVOLINËN DHE NGRE TONET/ Meta kundër SHBA-BE dhe gjithë institucioneve të vendit: Rrugeçër
Home
Politikë

PËRPLAS TAVOLINËN DHE NGRE TONET/ Meta kundër SHBA-BE dhe gjithë institucioneve të vendit: Rrugeçër

13 November, 2019 F.autor Politikë

Ilir Meta ishte i ashpër në konferencën për shtyp i çakorduar dhe shumë i tensionuar. Gjatë fjalës së tij ai nuk la institucion pa sulmuar, gjithashtu shpërrtheu ndaj SHBA-BE duke i quajtur të korruptuar

Meta tha se ai ka qenë transparent, por parlamenti dhe kryetari i KED, Ardian Dvorani vepruan në shkelje flagrante të Kushtetutës për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Meta i quajti rrugeçër dhe foli edhe për diplomatë të korruptuar gjatë konferencës për shtyp.

“Gjykata Kushtetuese nuk duhej të mbyllej asnjë ditë, dhe kjo ka ndodhur qëllimisht, ua kam thënë njëmijë herë, edhe diplomatëve të korruptuar. U kam thënë se ne kemi bërë një marrëveshje, kur kemi vendosur që Gjykata Kushtetuese të kalonte në veting, se ajo nuk do ngelej asnjë ditë e mbyllur”.

“Mund të kishte vakanca, por jo zero anëtarë. Nuk ka ndodhur kjo situatë prej vetingut, por se në krye të KED erdhi një ushtar i verbër i partisë. KED e parë u bllokua se nuk iu pëlqyen emrat, pastaj u vendos një ushtar i partisë, që vë në pozitë Presidentin, që ose të shkelë Kushtetutën me pahir, ose me lojëra të tillë të turpshme, që as ca fëmijë rrugeçër nuk i bëjnë. Kjo është e vërteta”, deklaroi Meta.

Pastaj Meta bëri një sqarim më të thjeshtë.

“Presidenti i Republikës nuk ka shprehur mungesë vullneti për të zgjedhur vakancën e dytë. Por ka qenë prej kohësh promotor i zgjidhjes së vakancave, ka kërkuar me shkrim, zyrtarisht, që të ndërmarrin veprimet administrative për të garantuar zbatimin e përgjegjësive kushtetutese,” tha Meta.

Kreu i shtetit megjithatë nuk sqaroi nëse do presë në Presidencë për betim anëtarët e Kushtetueses.

“Besoj se jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë me institucionin e presidentit. Ne kemi komunikuar dhe bashkëpunuar në respekt të Kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese. Kjo është një çështje shumë, shumë e qartë,” tha Meta.

“Kjo është shkelje serioze e Kushtetutës, jo shkelje normale,” vijoi kreu i shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I FUTI PËR TË NDARË QERANË"/ Tentuan që të përdhunojnë ukrainasen me kastravec duke filmuar skenën, ja si e pësuan dy shqiptarët (FOTO)
Previous article DASHURIA FAMILJES TJETËRSON ALVININ/ 11-vjeçari ndryshon "look" dhe duket kaq i bukur

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT