• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMIRËSOHET GJENDJA E TË LËNDUARVE NGA TËRMETI/ Manastirliu: Punë heroike e stafit mjekësor të spitalit të Traumës
Home
Breaking News

PËRMIRËSOHET GJENDJA E TË LËNDUARVE NGA TËRMETI/ Manastirliu: Punë heroike e stafit mjekësor të spitalit të Traumës

6 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka vizituar të lënduarit e mbetur në spitalin e Traumës, gjendja e të cilëve është në përmirësim të dukshëm.

“Më shumë se 900 morën shërbim në spitalet tona nëpërmjet shërbimit kombëtar të urgjencës, tek Truama, në spitalin e Durrësit, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më së shumti pjesa më e madhe e të lënduarve erdhën në këtë spital për të gjetur këtu kujdesin mjekësor, trajtimin mjekësor më të mirë”, tha Manastirliu.

Në Spitalin Universitar të Traumës, Manastirliu ka falenderuar stafin mjekësor dhe infermieror për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre ditëve në shërbim të të lënduarve nga tërmeti.

“Jam e kënaqur sot që pas kaq ditësh e gjejmë veten tashmë në një situatë të qetë. Dhe unë do të doja që t’ju falenderoja por jo vetëm kaq, por t’ju tregoj gjithë mirënjohjen, respektin më të madh që ne kemi përkundrejt stafeve tona mjekësore dhe infermierore që kanë treguar si gjithmonë që janë të parët për të dhenë shërbim dhe kujdes qytetarëve dhe sidomos në këtë rast të lënduarve nga tërmeti i datës 26, edhe më pas në atë çfarë pasuan përgjatë gjithë këtyre ditëve”, tha ministrja.

Si pasojë e tërmetit u trajtuan në spitale 913 qytetarë dhe aktualisht nën kujdesin e mjekëve vazhdojnë të jenë 19 pacientë, kurse 3 pacientë janë transferuar për trajtim të specializuar jashtë vendit.  3,900 vizita mjekësore janë kryer nga stafet mjekësore dhe infermierore në njësitë akomoduese në zonat e prekura nga tërmeti. Në këto njësi akomoduese janë vaksinuar 900 qytetarë ndërkohë që 402 të sëmurëve kronikë u është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim. 1,700 fëmijë po marrin shërbim psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës sociale në të gjithë qendrat e akomodimit ku janë vendosur familjet e prekura nga tërmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU ASISTENTIN E NËNË TEREZËS/ Dënohet me burg përjetë “BISHA” e judos
Previous article BLERO DO BËHET SËRISH BABA? Detaji që i futi të gjithë në dyshime se Afrona është shtatzënë

k.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT