Përmes këtij sistemi, tatimet do të përmirësojnë modulin e menaxhimit të kontrollit të faturimit, i cili do t’i mundësojë Administratës Tatimore që përmes internetit të ketë një pasqyrë të qartë në secilën llogari, si një mjet për të luftuar evazionin. Ministri i Financave deklaroi së fundmi se nuk do të jetë aspak kusht që kasat aktuale që kanë instaluar bizneset të dalin nga funksioni.
Tatimet do marrin informacion real për pasuritë e bizneseve
Një element i tenderit është gjurmimi i pasurive të tatimpaguesve. “Qëllimi i këtij nënsistemi “Pasuria e tatimpaguesit” është të krijojë një sistem unik për monitorimin e pasurisë së tatimpaguesve, parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Sipas kërkesave, rezulton se tatimorët do të arrijnë të marrin informacion real për pasuritë e tatimpaguesve, pasi ofertuesi duhet të krijojë “Katalogun e pasurisë të tatimpaguesit” si dhe një “Regjistër Qendror gjithëpërfshirës i Pasurive te Patundshme”. Në të do të përfshihet regjistrimi i ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë. “Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme”, thuhet në dokumentet e tenderit.
Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme ndër të tjera duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës.
Projekti
Projekti për sistemin e ri të monitorimit të transaksioneve të biznesit, përfshin Shërbimet e konsulencës (Sistemi i evidentimit dhe ndjekjes së transaksioneve me para në dorë;. Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë; Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash.; etj) si dhe krijimin e Softuerit (programit) dhe infrstrukturës.
Softueri do të mundësojë:
– krijimin e sistemit për evidentimin dhe ndjekjen e transaksioneve me para ne dore;.
-Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para ne dore;
-Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dore;.
-Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash;
-Pasuria e tatimpaguesve;
-Regjistri i tatimpaguesve me degët e tatimpaguesve.
Synimi i këtij projekti është “Krijimi i një sistemi të mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre jo cash, në mënyrë që të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është rritja e të ardhurave buxhetore dhe zbatimi i kontrollit efektiv mbi transaksionet cash dhe jo cash në Republiken e Shqiperise”, sipas dokumentacionit, në momentin që u hap tenderi.