• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përmbytjet/ Vullnetarët dhe Bashkia e Tiranës shpërndajnë ndihma për familjet e përmbytura (FOTOT)
Home
Sociale

Përmbytjet/ Vullnetarët dhe Bashkia e Tiranës shpërndajnë ndihma për familjet e përmbytura (FOTOT)

2 December, 2017 sidorela.editor Aktualitet, Sociale

Paralelisht me punën në terren të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e zonave të prekura nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, rrjeti i vullnetarëve ka ndihmuar gjatë gjithë natës duke përgatitur pakot me ushqime dhe veshje që do t’iu shpërndahen sot familjeve në nevojë.

Përmes një postimi në Twitter dje në mbrëmje, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar foto nga puna e anëtarëve të rrjetit të vullnetarëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët po ndihmojnë konkretisht familjet e prekura për kapërcimin e kësaj situate.

“Ndihma konkrete, jo sharjet, janë zgjidhja. Teksa kolegët e Bashkisë së Tiranës punojnë ende në fshatrat e largët për zhbllokimin nga dherat, super-vullnetarët tanë e ngrysën ditën duke përgatitur ushqime dhe veshje për ata që janë prekur nga reshjet! FORCA”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka angazhuar të gjitha ndërmarrjet e saj për të ndërhyrë duke u ardhur në ndihmë të qytetarëve për çdo situatë emergjente që mund të krijohet. Për të dytën ditë rresht, gjatë gjithë natës, ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe janë vendosur në terren, në shërbim të qytetarëve në të gjitha njësitë administrative.

Mjetet e rënda kanë shkuar në zonat rurale për të mundësuar lirimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjes së dherave.

 

DP_c47AWkAcZuxDDP_c47GXUAELKdHDP_c47HWAAIrCwiDP_c47RWkAAhofJPOSTIMI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shaqiri 'shfryn' ndaj Interit: Atje ishin gjërat lëmsh, më dukej vetja në kazino
Previous article FOTO/ Gattuso bën revolucion tek Milani, ja formacioni i tij

sidorela.editor

Postime të ngjashme

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

RRJET PROSTITUCIONI NË FIER/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit Aktualitet

RRJET PROSTITUCIONI NË FIER/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT