“Situata në Shkodër është në përmirësim të vazhdueshëm, falë angazhimit të Forcave të Armatosura dhe strukturave të shtetit”.
Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook, i cili shkruan se shteti është në krye të detyrës. Duke iu përgjigjur kështu kritika të kryedemorkatit Basha, kryeministri thotë se po flet “përtej llogjeve përçarëse”.
”Shkodër – SHTETI NË KRYE TË DETYRËS (përtej llogjeve përçarëse, situata në përmirësim të vazhdueshëm falë angazhimit real të Forcave të Armatosura dhe çdo strukture përkatëse të shtetit).”
Po ashtu, kryeministri Edi Rama, sjellë një set fotosh ku strukturat e Forcave të Armatosura ndodhen në terren në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër.