Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme me përmbytjet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Kështu në rrugët e Durrësit, pjesa më e madhe e tyre janë nën ujë, ndërsa në disa zonat mësimi është pezulluar.
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ‘Met Hasa’ në Porto Romano të Durrësit janë izoluar brenda godinës. Uji ka përmbytur oborrin e mjedisin përreth. Mësimi është pezulluar dhe te shkolla ‘Neim Babameto’ në Spitallë.
Edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton pezullimin e procesit mësimor për sot.
Ndërsa deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias kërkoi shpalljen e gjendjes së emergjencës në këtë qark.


