Me shirat e rrëmbyer që vazhdojnë në një pjesë të mirë të vendit, Partia Demokratike nuk ka humbur rastin që të bëjë politikë me fatkeqësinë, duke akuzuar qeverinë për paaftësi në manaxhimin e situatës.
Ndërkohë që kanë qenë dhe janë duke punuar qindra efektivë të forcave të armatosura ku falë ndërhyrjeve nga ajri janë dhe toka janë evakuuar mijëra banorë 5 persona, Basha nuk ka ngurruar të bëjë politikë. Ndërkohë, Policia e Shtetit dhe personeli mjekësor në mbarë vendin mbetet në gatishmëri të plotë.
Pa dyshim, në përfundim të emergjencës së rreshjeve do të jetë momenti për të bërë një analizë të hollësishme për të gjithë përgjigjen e autoriteteve. Megjithatë, mënyra se si është përballur deri më tani shteti me këtë fatkeqësi natyrore është tërësisht e ndryshme me situatën e deri pak viteve më parë.
Sipas të dhënave zyrtare, në shtator 2013, në të ashtuquajturën Rezervë të Shtetit, në total gjendeshin vetëm 80 kilogramë sheqer, më pak se dy thasë, ndonëse me letra duhet të ishin mbi 40 tonë. Ndërkohë, Rezerva Shtetërore nuk kishte asnjë kilogram fasule, misër, miell apo grurë, pavarësisht se në regjistra figuronin me tonelata.
I gjithë buxheti i emergjencave civile, me të cilat pritej të përballohej çdo fatkeqësi e mundshme natyrore, ishte vetëm 570 dollarë!? Se si mund të përballohej një përmbytje apo më keq, një tërmet a ndonjë fatkeqësi tjetër natyrore me 600 mijë lekë të vjetra, këtë vetëm Basha dhe Berisha e dijnë./ lexo.al


