• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Përmbytjet në vend, situatë emergjente në Selenicë, shpëtohen dy persona në Shkodër (FOTO)
Home
Sociale

Përmbytjet në vend, situatë emergjente në Selenicë, shpëtohen dy persona në Shkodër (FOTO)

30 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj po ndjek situatën nga përmbytjet në këtë qark. Situatë emergjente është në Bashkinë e Selenicës, ku rrezikon të shembet Ura e Gjormit. Shkak për shembjen e Urës është marrja pa kriter e inerteve prej firmës “Arifaj”, e cila po ndërton rrugën e Lumit të Vlorës.

Shkak për situatën e krijuar dhe rrezikun për shembjen e Urës është marrja pa kriter e inerteve.

Në disa njësi të Bashkisë së Selenicës, në Sevaster, Brat, dhe një pjesë e Vllahinës, mungon energjia elektrike që mbrëmjen e të mërkurës. Gjithashtu, ka rrëshqitje dherash në disa rrugë që lidhin fshatrat, ndërsa aksi Velçë-Selenicë është i bllokuar.

Deputetja Nada Meçorapaj, dhe kryetari i Bashkisëk Përparim Shametik i kërkojnë qeverisë qëndrore të ndërhyjë për normalizimin e situatës.

Deri tani situata është përballuar nga mjetet e bashkisë, por nëse reshjet vazhdojnë të jenë të dendura, siç janë parashikimet, situata rrezikon të bëhet e papërballueshme.

UPDATE/ Ne Shkoder Forcat e FNSH te qytetit dhe strukturat vendore te Policise kane nderhyre dhe kane shpetuar 2 persona te cilet po rrezikoheshin nga dalja e lumit Kir ne fshatin Bardhaj.

Ja gjendja në Vlorë

Kushtet e rënduara të motit kanë sjellë edhe mungesë të energjisë elektrike në 3 fshatra të Vlorës. Mungesa e energjisë ka sjellë edhe mosplotësimin me ujë të papijshëm po për të tre këto fshatra.

Ujsjellësi i Vlorës ka bërë me dije në një njoftim për shtyp se ka rezerva uji për të furnizuar Orikumin, por në mungesë të energjisë elektrike, nuk mund të furnizohet me ujë e gjithë qyteza.

Njoftim

Për shkak të kushteve të rënduara të motit dhe erës me forcë të madhe në zonën e Orikumit, prej orës 24:00 të mbrëmjes së kaluar, Orikumi, Tragjasi dhe Radhima nuk po furnizohen me energji elektrike. Kjo situatë ndikon edhe në furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të këtyre zonave. Ujësjellës Kanalizime, ka rezerva uji për të furnizuar Orikumin, por në mungesë të energjisë elektrike, nuk mund të furnizohet me ujë e gjithë qyteza. Ujësjellës Kanalizime do të nis furnizimin me ujë për këtë zonë si zakonisht, në orën 15:00 të ditës së sotme. Por, në mungesë të energjisë elektrike, do të furnizohet vetëm 50% e Orikumit, thënë ndryshe me ujë do të furnizohen linjat e shtëpive private dhe katet e para dhe të ulta të pallateve. Nëse energjia elektrike do të rikthehet sa më shpejt, atëherë me ujë të pijshëm do të furnizohet i gjithë Orikumi, Tragjasi dhe Radhima. Gjithcka varet nga energjia elektrike.

Moti i keq, del nga shtraci ‘Shushica’, evakuohen 3 familje

Updade/ Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit nga reshjet e dendura të shiut 3 familje janë evakuuar në Fshatin Risili. Lumi i Shushicës mësohet se ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë rrezikuar 3 shtëpitë e familjeve.

Përkeqësimi i motit/ Rrëshket stogu i kromit, Bulqiza mbetet pa ujë të pijshëm

Reshjet e mëdha në të gjithë vendin kanë dhënë edhe efektet e para negative. Pas dëmtimit të çatisë në spitalit në Pukë, si pasojë e motit Bulqiza rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm.

Një sasi stogu kromi ka rrëshqitur në zonën D në Bulqizë cka ka sjellë rrezik në tubacionin e ujit të pijshëm. Ky ishte tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë të pijshëm.

Nga momenti në moment rrezikohet të ketë edhe rrëshqitje masive të tjera, pasi kjo është një zonë e rrezikshme ndaj rrëshqitjeve.

Menjehere kane mberritur prane defektit edhe punonjesit e ujesjellesit te Bulqizes, por sipas tyre eshte e pamundur per te nderhyre pasi zona krijon rrezikshmeri.

Përkeqësimi i motit, dëmtohet çatia e spitalit të Pukës

Çatia e spitalit të Pukës është dëmtuar ditën e sotme. Sipas informacioneve çatia është dëmtuar në masën 60%. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Babai pijanec më prekte natën kur mami ishte në punë/ Historia e dhimbshme e kuksianes
Previous article Përmbytjet/ 20 persona të bllokuar në Kamëz

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT