Mbi 10 persona kanë vdekur në Francën jugperëndimore për shkak të përmbytjeve të shiut dhe mijëra të tjerë janë evakuuar.
Vetëm brenda disa orëve të natës, ka rënë më tepër shi se në 7 muajt e fundit.
Banorët janë kapur në befasi, pasi ishin duke fjetur.
Zyrtarët lokalë kanë bërë me dije se disa nga vdekjet janë regjistruar në qytetin e Trebes, e cili qëndron midis një kanali dhe dy lumenjve, duke përfshirë edhe Aude-në.
“Është si një zonë lufte. Fshati është pak a shumë i izoluar nga bota e jashtme”, tha Jean-Jacques Garros, një banor i Villegailhenc, një nga zonat më të goditura.
Ndërsa numri i të vdekurve u rrit dhe shkalla e dëmeve u bë e qartë, Presidenti Emmanuel Macron vendosi të ndalë një riorganizim tashmë të vonuar të kabinetit të tij.
Ai tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e Koresë së Jugut Moon Jae-in në Paris se, mendimet e kombit francez ishin me viktimat dhe familjet e tyre.
Kryeministri Edouard Philippe fluturoi në zonën e fatkeqësive për t’u takuar me personelin e shërbimit emergjent.
Rreth 350 zjarrfikës u përfshinë në operacionet e shpëtimit, ndërsa nëntë helikopterë punuan për të shpëtuar njerëzit nga çatitë e shtëpive të tyre.
Pamjet televizive treguan lumenjtë me baltë që kishin shkulur pemët, rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike dhe gërryen rrugët në rajonin jugor të Audesë, pranë qytetit mesjetar të kodrës Carcassonne.
Operacionet raportohet se kanë qenë të komplikuara për shkak të ashpërsimit të motit.