Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, foli për Report Tv nga ‘Ura e Mifolit’, ku tha se situata pritet të përmirësohet duke filluar nga mesdita e sotme. Subashi deklaroi se pas orës 15:00 niveli i ujit do të fillojë të bie dhe situata do përmirësohet.
“Situata krahasuar me vitin 2015 është shumë më e mirë. Situata do fillojë duke u përmirësuar pas orës 13:00-14:00, dhe besoj që pas orës 15:00 do fillojë të bie niveli i ujit dhe situata besoj do përmirësohet. Më e keqja do të kalojë. Janë evakuuar të gjithë banorët në rrezik”, tha Subashi.


