• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJET/ Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët
Home
Politikë

PËRMBYTJET/ Berisha: Narko-qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do të kompensojë qytetarët

8 January, 2026 s.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë se po refuzon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, me qëllim shmangien e kompensimit të dëmeve për qytetarët.

Sipas Berishës, përmbytjet nga reshjet e shiut kanë marrë përmasa dramatike në mbarë vendin, ndërsa qeveria, sipas tij, po qëndron indiferente përballë një situate që kërcënon jetën dhe pronën e mijëra qytetarëve.

“Në kushte kur mijëra e mijëra banesa dhe dhjetëra mijëra qytetarë kanë shtëpitë dhe bizneset e tyre të përmbytura, qeveria nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila do të detyronte mobilizimin e të gjitha burimeve për shpëtimin dhe ndihmën e banorëve”, tha Berisha.

Berisha u ndal veçanërisht te situata në Durrës, duke theksuar se përveç reshjeve të dendura, përmbytjet janë favorizuar nga gjendja katastrofale e kanalizimeve dhe hidrovorëve, konkretisht ai i Porto Romanos dhe ai i Hamallajt, ku sipas tij një pjesë e portave nuk funksionojnë, ndërsa pompat janë të djegura.

“Bllokuar ose nuk janë pastruar, hidrovorët nuk funksionojnë dhe kjo ka favorizuar në mënyrë të paprecedent përmbytjen e shtëpive dhe bizneseve.”

Kreu i PD-së e cilësoi tepër kërcënuese situatën edhe në zonën e Novoselës, duke mbështetur kërkesën për evakuim të banorëve dhe duke paralajmëruar për rrezikshmërinë e lartë të lumit Vjosë.
“U bëj thirrje banorëve të evakuohen sa më parë, sepse Vjosa është një nga lumenjtë më të rrezikshëm për sa i përket befasive të prurjeve.”

Ai përmendi gjithashtu përmbytje të shkaktuara nga dalja nga shtrati e lumenjve të tjerë, si lumi i Drojës, duke theksuar mungesën e pranisë së qeverisë në zonat e prekura.

Në përfundim, Berisha deklaroi se mosshpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është e qëllimshme, pasi sipas tij do të detyronte qeverinë të kompensonte dëmet e qytetarëve.

“Kjo gjendje i plotëson të gjitha kriteret për t’u shpallur fatkeqësi natyrore, por qeveria nuk e bën sepse nuk do t’i kompensojë qytetarët për humbjet e tyre.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAKETË DËMSHPËRBLIMI..."/ Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë
Previous article SITUATA NË NOVOSELË/ Reagon Rama: Të gjitha strukturat në gatishmëri

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT