• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMBYTJE MASIVE NË ZELANDËN E RE/ Humbin jetën tre persona
Home
Nderkombetare

PËRMBYTJE MASIVE NË ZELANDËN E RE/ Humbin jetën tre persona

28 January, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Si pasojë e motit të keq në Zelandën e Re tre persona kanë humbur jetën dhe një është zhdukur nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Auckland, njoftoi kryeministri i vendit Chris Hipkins.

“Përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa një tjetër është zhdukur, niveli i dëmeve në disa zona është i rëndë”, tha Hipkins në një konferencë shtypi.

Sipas Hipkins, qyteti përjetoi dje, të premten, si ditën me shumë reshje të regjistruar ndonjëher.

Policia tha se dy persona u gjetën të vdekur në periferinë veriore të Auckland dhe një person tjetër vdiq në një rrëshqitje dheu pranë qendrës së qytetit.

Ndërsa për një burrë që u përfshi nga ujërat në vend ende nuk ka informacione.

Aeroporti lokal, më i madhi në vend, i cili ishte mbyllur përkohësisht, rifilloi pjesërisht punën sot. Terminali i brendshëm është sërish i aksesueshëm, por fluturimet ndërkombëtare pritet të rifillojnë nesër.

Për arsye sigurie, koncertet e yllit britanik të popit Elton John të planifikuara për t’u mbajtur në një stadium të Auckland të premten dhe të shtunën janë anuluar.

Ka një tërheqje të ujërave sot, por priten sërish shira të dendur dhe kryeministri u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Është ngjarja e parë e madhe me të cilën përballet qeveria Hipkins, ku të mërkurën zëvendësoi Jacinda Ardern, e cila dha dorëheqjen. Kryeministri i ri i Zelandës së Re konfirmoi në një mesazh në Twitter se agjencitë qeveritare po “punojnë intensivisht” për të ofruar ndihmë për qytetin dhe për të koordinuar veprimet e ekipeve të shpëtimit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Grupi i Alibeajt zbulon kandidatet për kryetare bashkie në Vaun e Dejës dhe në Patos (EMRAT)
Previous article "SULME KIBERNETIKE ME QËLLIM..."/ Vëllai i Madh merr vendimin e rëndësishëm

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT