• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përmbytje edhe në Ballkan, probleme në Kosovë e Maqedoni
Home
Rajon

Përmbytje edhe në Ballkan, probleme në Kosovë e Maqedoni

1 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Rajon

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë të gjithë Ballkanin, me Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, që po përballen me përmbytje të rënda.

Në Kosovë, meteorologët parashikojnë reshje shiu dhe temperatura nga 0 në 5 gradë Celsius, ndërsa të dielën priten edhe reshje bore.

Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm janë regjistruar probleme në lumin e Mirushës dhe liqenin me të njëjtin emër në Malishevë. Ura mbi liqen është mbuluar nga uji dhe është bërë e pakalueshme.

Po ashtu segmentet e autostradës Prishtinë-Shkup, ku po punohet, janë përmbytur nga reshjet e dendura, duke bërë që pajisjet dhe automjetet e kompanisë përgjegjëse për këto punime të mbulohen nga uji.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, ndërkohë, ka aktivizuar mekanizmat e emergjencave, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ndërsa në Maqedoni, reshjet e dendura të shiut kanë prekur zonat si Mavrova, Tetova dhe Dibra. Në Mavrovë janë regjistruar 130 mililitra shi për metër katror, ndërsa në Strugë, zona e Tefericit është mbuluar nga uji, duke bërë që banorët të kërkojnë ndihmë nga autoritetet.

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut, një pjesë e lumit Vardar në kryeqytetin e vendit, Shkup, ka dalë nga shtrati, pikërisht në pjesën e shëtitores pranë qeverisë.

Kryeparlamentari i Shkupit, Petre Shilegov tha se situata është nën kontroll dhe janë marrë masat e nevojshme. Në rajonin e Shkupit, reshjet kanë filluar që të enjten, duke shkaktuar probleme në rrugët e disa lagjeve të qytetit. Në Çair, qarkullimi është vështirësuar shumë, si pasojë e mbushjes me ujë të rrugëve.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përmbytjet/ Emergjenca Civile e Kosovës dërgon ndihma në Shqipëri
Previous article Përmbytjet/ Nisin përplasjet politike, Mziu ndaj Ramës dhe Ismaili akuzon Veliajn

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë Aktualitet

KONTROLLE "BLIC" NË BLLOK/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT