• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përmbytje dhe në Itali/ Shënohen viktimat e para nga reshjet e dendura
Home
Europë

Përmbytje dhe në Itali/ Shënohen viktimat e para nga reshjet e dendura

16 November, 2017 F.autor Europë

Shira të rrëmbyer dhe erëra të forta janë përplasur mbi rajonet qendrore e ato jugore të Italisë. Zona më e goditur nga moti i keq është Abruzzo me përmbytje përgjatë vijës bregdetare dhe rrëshqitje dheu në pjesë të tjera të saj.

Një 27-vjeçar gjeti vdekjen në Marche prej një aksidenti rrugor, pasojë e shiut të dendur. Pasagjeri që udhëtonte me të në kamionçinën e dalë nga rruga, mbeti i plagosur e ndodhet në spital. Reshjet që nuk kanë të ndalur prej 24 orësh kanë shkaktuar probleme të mëdha në kufirin e provincave të Pescares dhe Teramos duke i zënë autoritetet lokale në befasi.

Edhe qarkullimi hekurudhor u ndërpre përkohësisht në linjën e Adriatikut. Shkollat janë mbyllur, sipas mediave vendase, në pothuajse të gjitha komunat bregdetare. Por emergjenca në Abruzzo nuk prek vetëm bregdetin; e vështirë paraqitet situata edhe në disa zona te brendshme te tij ku ka pasur rrëshqitje toke.

Më në veri, u regjistruan probleme me energjinë elektrike, pasojë e dëborës së fillim javës. Erëra të forta që kapërcejnë 100 km në orë mundojnë Triesten prej ditësh tashmë. Me qindra ndërhyrje të skuadrave zjarrfikëse janë regjistruar atje që prej të premtes për incidente të ndryshme që përfshijnë pemët e rrëzuara apo stenda afishimi të shkulura nga era. Era e fortë e regjistruar ne Venecia fajësohet gjithashtu për rënien e një peme të madhe mbi një shtëpi, ku fatmirësisht nuk pati viktima, por shtatë banorët e saj kanë mbetur jashtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prokurori i Amsterdamit deklaratë për mafien shqiptare: Janë në majat e krimit në Holandë
Previous article MESHKUJ, ja si mund ta bëni të çmendet pas jush

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT