Pas 3 muaj heshtje në studiot televizive, shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka vendosur të thyej heshtjen duke folur në Open në Top Channel.
Ajo foli edhe për momentet e vështira që kaloi gjatë 3 muajve pune intensive duke luftuar me Covid-19. Najada Çomo tha se momenti më I vështirë ka qenë njoftimi i të familjarëve kur pacinetët humbnin jetën.
“Ishte shumë e vështirë të njoftoje familjarët për pacintët që humbnin jetën. Nuk kishte një moment më të vështirë sesa të merrja dikë që se njeh në telefon dhe t’i thuash që i afërmi yt ka vdekur. Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë”- tregon shefja e Shërbimit Infektiv duke u përlotur.