• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRLOTET gazetarja: S’do ta doja kurrë që Kosova ime të arrinte në këtë pikë, në këto pozita
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRLOTET gazetarja: S’do ta doja kurrë që Kosova ime të arrinte në këtë pikë, në këto pozita

16 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Alba Alishani, një gazetare shqiptare me prejardhje kosovare, e cila për shkak edhe të historisë së saj personale ka një njohje të thelluar të situatës në Kosovë, ka qenë e ftuar në emisionin “Top Story” për të folur për tensionet në veri të vendit nga një këndvështrim ndryshe.

Sipas Alishanit, një moment i tillë duhej të ndodhte një ditë, pasi ishte e nevojshme arritja në një pikë kulmore për t’i dhënë fund njëherë e mirë stanjacionit.

Pjesë nga diskutimi:

Duma: A ka sens që ne përjetojmë sërish një konflikt Kosovë-Serbi në 2023-shin. A e prisje ti vetë, ti që ke parë tmerrin e luftës, pasi ke parë genocidin, pasi e ke vuajtur vetë personalisht dhe familjarisht gjithçka, çfarë është për ty sot ky moment?

Alishani: Jam këtu në rrethana aspak të volitshme për Kosovën time. E prisja këtë moment si ky, ndoshta shumë më herët, ndoshta shumë më vonë por një ditë do të ndodhte.

Duhet të ketë një pikë kulmore që ky situacion të marrë fund njëherë e mirë. Destini i Kosovës duhet të jetë i mirëpërcaktuar them unë.

Duma: Do të jetë ky fundi, do të ndahen këtu gjërat…

Alishani: Unë besoj se është shumë përcaktuese për mirëpërcaktimin e fatit ajo që do të bëjë qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti.

Duma: Ky është një moment kulminant siç e senson ti me të gjithë shqisat e tua njerëzore dhe…

Alishani: Besoj se pjesë e zvarritjes dhe ujit të ndenjur në Kosovë i duhej një pikë kulmore. Kurba duhet të shkojë deri diku që Kosova të stabilizohet.

Kosova ka qenë në stanjasion dhe unë nuk do të doja që ngjarje si këto të ishin vazhdimësi e stanjacionit. As kthim mbrapa, që do të ishte një alternativë akoma më e keqe. Ta shfrytëzojmë si një shans për progres. E di që tingëllon shumë optimiste dhe e vështirë, por duhet bërë.

Duma: Optimiste jo… nuk tingëllonë e tillë, jo në veshët e mijë së paku. Më shumë tingëllon historike, ka një peshë kjo që thua ti gati më shumë sesa ajo që ndihet normalisht. Këtu ndahet e mira nga e keqja.

Alishani: Ndoshta shumë ndryshe nga ata që po zihen atje në Parlamentin e Kosovës, me pa të drejtë po them unë, ashtu edhe si analiza politike në Kosovë e impaktuar nga lëvizje subjektive, emocionale, folklorike në kohë të vështira si këto, unë kam luksin ta shoh pak më larg dhe tentoj ta bëj më objektivisht. Ndaj mendoj kësisoj. /Top Channel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 17-VJEÇAREN E ZË GJUMI NË TIMON/ Makina përfundon në lumë, vdesin 4 anëtarët e familjes
Previous article HIDHINI NJË SY/ Ja si duken ftesat e dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt!

s.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT