Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Dibër. Nga përleshja me grabitësit në banesën e tij ka mbetur i plagosur ARSEN SELISHTA.
Tre persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë kanë hyrë për të grabitur në Peshkopi por janë përballur me rezistencën e të zotit të shtëpisë. Autorët kanë arritur të grabisin rreth dy milionë lekë dhe janë larguar duke lënë të plagosur me armë tw riun i cili u mundua ti neutralizonte. Fatmirësisht i riu ka shpëtuar me plagë të lehta jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital për të marrë mjekimet e nevojshme.
Por pasoja e ngjarjes mund të kishin qënë fatale.
AlpeNews.al ju sjell të gjitha rastet kur personat kanë luftuar me grabitësit, në disa raste edhe kanë dhënë jetën për të mbrojtur pronën e tyre.
Një ngjarje e tillë ndodhi në Durrës dy vite më parë ku autorët nuk ia arritën dot qëllimit të grabisnin dot kambistin.
Dy persona të paidentifikuar me skafandra motori dhe armë kanë tentuan që të grabisin një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Durrës ku shtetasi A.A., 56 vjeç, kambist, ka qenë duke ecur i vetëm në rrugë.
Dy persona të paidentifikuar me një motor skuter blu, pa targa dhe me skafandra motori në kokë, kanë tentuar t’i vjedhin me armë shumën prej 140.000 lekëve, shtetasit. Ky i fundit është përleshur me grabitësit e për pasojë ka pësuar dëmtime në trup.
Ai është dërguar në spital dhe pas mjekimit është larguar për në banesë. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material shuma prej 140.000 lekë; një fishek me kapsollë të pa goditur 9mm dhe një gëzhojë dhe një predhë 9mm.
Ngjarje të tilla nuk ndodhin vetëm natë në fshëhtësi por edhe në mes të ditës. Kujtojmë rastin në Korçë në vitin 2015.
Dy persona të maskuar dhe me armë kanë tentuar të grabisin një argjendari në mes të ditës në qendër të Korçës.
Megjithëse të armatosur me pistoletë dhe automatik, pronari i argjendarisë nuk ka pranuar të lejojë grabitjen e dyqanit duke u përleshur me autorët. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të ditës në Korçë ku dy persona tentuan të grabisnin një argjendari. Pronari ka kundërshtuar me forcë autorët të cilët u larguan pa realizuar vjedhjen.
Një familje në Kamëz ka rënë viktimë e këtij “fenomeni” një vit më parë ku dy persona të armatosur i terrorizuan dhe u larguan pa marrë asgjë pas përleshjen me të zotin e shtëpisë A.V, 60 vjeç, i cili mbeti i plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarjet më të rëndë kur grabitësit në tentativë për të vjedhur janë përleshur me pronarët janë në Fier dhe Kamëz, të ndodhura gjatë këtij viti.
Dy persona të cilët u identifikuan dhe janë duke vuajtur dënimin tashmë tentuan të grabisin një pikë këmbimi valutor në Fier.
Autorët kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve u fut brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin ndërsa tjetri mori një çantë me para, dhe priste jashtë në makinë. Pasi kanë marrë paratë të dy janë larguar me shpejtësi.
Por në momentin që kanë dalë nga pika e këmbimit valutor, grabitësit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur një person të rastësishëm i cili ishte pikërisht AGUR VRENOZIN (pronari i objektit por e lënë me qera tek një i afërm i tij).
Në përpjekje për të ndaluar autorët dhe për të ndihmuar të afërmit Agur Vrenozi mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pas pak në spital.
Një ngjarje që nuk mund të harrohet është ajo e kamzës ku mbeti i vdekur kryefamiljari Agim Buci në Kamëz dhe u plagos me plumb në këmbë bashkëshortja e tij. E gjithë ngjarja ndodhi në prani të fëmijës së tyre të mitur.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:07, në rrugën “OSBE”, në Kamzë, në dyqanin ngjitur me banesën e çiftit Buci, me origjinë nga Mati. Autorët tashmë të arrestuar ishin dy persona banues po në të njëjtën zonë hasën rezistencën e çiftit Buçi në tentativë për të grabitur xhiron ditore të marketit të tyre.
Viktima Agim Buci u qëllua me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë. Më pas, autorët morën shumën e parave dhe u larguan.
Agim dhe Merita Buci, janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali të vetëm, i cili, fatkeqësisht, u bë dëshmitar i ngjarjes tragjike. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamzë, aty ku ndodhi ngjarja.
AlpeNews.al






