• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRLESHJA ME THIKA NË GJYKATË/ Rrëfimi: Po më mbesin fëmijët rrugëve, burri u vetëhelmua…
Home
Breaking News

PËRLESHJA ME THIKA NË GJYKATË/ Rrëfimi: Po më mbesin fëmijët rrugëve, burri u vetëhelmua…

27 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy palë në konflikt janë përleshur me mjete të forta menjëherë pasi Gjykata e Apelit të Vlorës ka shpallur vendimin në favor të njërës palë.

Në sherr u përfshirën 10 persona dhe nga përdorimi i levave, thikave e shkopinjve, mbetën tre të plagosur. Shkak për konfliktin është bërë një gurore në Selenicë të Vlorës, që ka çuar në mosmarrëveshje mes biznesmenit Ylli Salla dhe banorit të zonës, Vendim Durmishaj.

Gurorja aktualisht është në pronësi të biznesmenit nga Elbasani, ndërsa më parë ishte në bashkëpronësi me Durmishaj. Por, tashmë që bashkëpunimi mes tyre ka përfunduar, ata janë në konflikt për rrugën që të çon te kjo gurore.

Konflikti nisi që në ambientet e Gjykatës kur po zhvillohej seanca. Në fund, kur trupa gjykuese ka dhënë vendimin, palët janë përfshirë në konfrontim verbal e duke përfunduar në përleshje të përgjakshme në ambientet e jashtme të saj.

Bashkëshortja e Vendim Durmishit akuzon Gjykatën se ka marrë ryshfet nga biznesmeni Ylli Salla dhe për këtë arsye ka dhënë vendim në favor të këtij të fundit. Arlinda Durmishaj tregon se Salla, fillimisht, ishte bashkëpronar i gurores me bashkëshortin e saj. Por, më pas, përmes falsifikimit të dokumenteve, biznesmeni nga Elbasani mori të gjithë pronën në emrin e tij.

“Kam dy vite që bredh nëpër gjykata dhe nëpër polic,i sepse bashkëshorti im hapi një gurore në malin e Lepenicës dhe afroi një ortak nga Elbasani, Ylli Salla quhet. Bëri edhe dokumentacionin, të gjitha, ku ishte bashkëpronar i gurores. Por, çfarë bëri Ylli Salla, falsifikoi dokumentacionin dhe hoqi emrin e tim shoqi dhe lejen tani e ka në emrin e tij”, shprehet ajo.3d8ca196-6dc9-45c4-970f-f2825572ebe4

Më tej, Durmishi nënvizon se tashmë çështja për të cilën ishin në gjyq, ka të bëjë me rrugën që të çon në gurore, për të cilën thotë se bashkëshorti i saj ka paguar për ndërtimin e saj dhe nuk mund ta shfrytëzojë Salla për biznesin e tij, pa paguar më parë koston e rrugës.

“Kemi bëri një rrugë, ku kemi çarë malin e Lepenicës për të shkuar te gurorja dhe këtë rrugë e ka bërë im shoq me një firmë dhe sot Ylli Salla kërkon të kalojë në atë rrugë. Ne kërkojmë që të hedhë lekët dhe pastaj të kalojë në këtë rrugë. Në momentin që u fut në Gjykatë, dikush provokoi dhe nisi konflikti. Përse do të vazhdonte gjyqi kur ata po vriteshin? Gjykata ka marrë vendim në favor të tij që të kalojë në këtë rrugë. Kemi dy vite që kërkojmë drejtësi, por drejtësia blihet. Unë kërkoj drejtësi nga Gjykata, sepse Gjykata po jep drejtësi për ata që paguajnë, Gjykata merr ryshfet. Po më mbesin fëmijët rrugëve, burri kaloi në depresion, u vetëhelmua dhe ishte Zoti që ma riktheu në jetë”, përfundon Arlinda Durmishaj.5d1c5cfc-46c3-4383-90b7-3078d994592b

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS CUP/ Arsenal-PSG: Francezët kanë shumë mungesa
Previous article CHAMPIONS CUP/ Benfica-Juventus: Portugezët duan fitoren e parë brenda 90 minutave

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria Aktualitet

EMRAT/ Dy gra dhe 3 fëmijë, kush janë të riatdhesuarit nga Siria

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive. Vijon beteja me flakët në Malin e Dajtit

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet Aktualitet

ETHET E NILIT NË KORÇË/ ISHP zbarkon në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Pritet dezinfektimi i zonave në qytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT