Në rubrikën tonë të përditshme “Summer në Alpe” kemi zgjedhur t’iu sjellim pamje nga Syri i Ciklopit Krrabë.
Syri i Ciklopit eshtë bërë një nga destinacionet relaksuese të turizmit në Tiranë. Kjo perlë natyrore e fshehur në Krrabë tërheq çdo ditë vizitorë dhe adhurues të aventurës që duan të eksplorojnë natyrën e egër. Kataraktet e vogla të rrethuara nga formacione shkëmbore krijojnë një panoramë që vështirë ta hasësh diku tjetër. Përvec pamjes mahnitëse, Syri i Ciklopit ofron dhe mundësinë për të bërë plazh gjatë ditëve të nxehta. Një tjetër avantazh i këtij destinacioni është afërsia me Tiranën ku mund të shkohet me mjete të lira transporti.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga parku nga Syri i Ciklopit, Krrabë.
/AlpeNews.al