Nëse në darkë je i ngeshëm dhe ulesh para TV për të ndjekur ndonjë nga emisionet e shumta shqiptare, do përballesh me perla.
Më fantastiku është emisioni i Artur Zhejit, ku sheh personazhe që të duket se vijnë nga bota e përrallave.
Dje p.sh, mes të ftuarve ishte dikush me emrin Alfred Cako, që prezantohej si konspiracionist.
Ai kishte arritur në përfundimin se koronavirusi është një luftë mes Iluminatit dhe Donald Trump.
“Koronavirusi është i patentuar, nuk është një sëmundje nga lakuriqët e natës.
Është një armë biologjike, ka shumë debate se kush e ka krijuar. Këtë e ka hedhur vëllazëria e bardhë.
Adenokrom është një drogë që nxirret nga eksitimi i fëmijëve të vegjël 6-13 vjeç.
Ka 800 000 fëmijë të humbur në Amerikë, plus të humburit e tjerë, të cilët trafikohen nga shumë vende të botës.
Këta përdoren në USA për rituale sataniste. Këta i trembin në tunele duke ju bërë sytë si të pandës.
Në këtë moment që u bën sytë të zeza, i shpojnë me një gjilpërë dhe ju marrin adrenalinën nga sytë.
Këtë e përdorin njerëzit shumë të pasur”, tha Cako.
Nga Iluminati e “Vëllazëria e Bardhë”, më pas kaloi tek një e ashtuquajtur shoqëria “Fabian”, në të cilën, sipas tij, bëjnë pjesë edhe Rama e Sorosi.
“Shoqëria “Fabian” është një shoqërie krijuar 1884 dhe është shumë e rëndësishme. Edhe Rama është fabianist, edhe Soros është fabianist. Duan të vendosin me dinakëri socializmin. Më i famshmi është Huxley që trego se si do të jetë e ardhmja dhe ka qenë mësues i Xhorxh Orëell”, tha ai.
Ç’të kërkosh më shumë nga një mbrëmje!
(TemA)


