Ky është një video e shkurtër kushtuar bukurive të Valbonës. Ka shumë aq shumë bukuri në këtë copëz oazi saqë e bën të pamundut t’i pasqyrojmë të gjitha në këtë realizimim të shkurtër.
Valbona ndodhet në zemër të Alpeve Lindore të Shqipërisë, në Tropojë, në Shqipërinë e veriut. Shtrirë mbi një sipërfaqe prej 8,000 ha, bukuritë e ëmbla të Valbonës janë shpallur “Park Kombëtar”.
Majat e Valbones japin një ndjenjë të papritur dhe një labirint plot surpriza. Parku i Valbonës ndodhet 30-35 km larg nga qyteti Bajram Curri.
Përfshirë malet e thyer dhe kanionet e mahnitshme, të frikshme e të thellë, ajrin e pastër dhe shërues, lumin me ujë kristal, Valbona ofron një udhëtim të veçantë plot detaje të mrekullueshme. Malet imponuese, me majat e bardha dhe trupin e gjelbër në verë kthehen në një pamje piktoreske të bardhë në dimër, që konkuron më së miri ato zviceranë!




Video dhe foto: Alketa Haklaj



