• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Probleme në Veri dhe jo vetëm. Ja si paraqitet SITUATA në vend (VIDEO)
Home
Sociale

PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Probleme në Veri dhe jo vetëm. Ja si paraqitet SITUATA në vend (VIDEO)

13 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Moti i vështirë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar vështirësi në disa akse rrugore në vend. Në zonën e Pukës, në Qafë Mali, trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra dhe këshillohet të shmangen lëvizjet pa zinxhir. Sipas zyrtarëve të Bashkisë së Pukës, aty po punohet për të mbajtur rrugët e hapura, por edhe për të rikthyer energjinë në disa fshatra.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se aksi Librazhd- Bulqizë është i pakalueshëm, dhe bllokime të herë pas hershme ka edhe në rrugën Shkalla e Lunikut– Steblevë. Aty ku dhe trashësia e borës ka arritur gjysmë metri. Në Dibër dhe në Kukës reshjet po bien prej tri ditësh, dhe në zonat e thella ka bllokime të rrugëve rurale si dhe mungesë energjie. Rruga e Kombit mbahet nën kontroll dhe deri më tani nuk paraqet problem qarkullimi në këtë aks.

Probleme nga moti i keq ka pasur edhe në transportin detar. Në Vlorë, era e fortë dhe me dallgë, ka bërë që trageti i linjës Vlorë-Bridizi të dalë nga porti dhe të qëndrojë në radë. Mjetet e peshkimit kanë marrë urdhër të mos dalin në det. Kapiteneria konfirmon se pritet që situata orët e ardhshme të jetë edhe më e rëndë. Për këtë arsye mundet që trageti të mos lundrojë drejt Italisë. Ndërkaq forcat detare tëhoqën në Porto Palermo anijen 100 tonëshe të peshkimit “Andi 2”. Ajo shfaqi probleme gjatë lundrimit dhe kishte kërkuar ndihmë. Ekuipazhi nuk pati probleme dhe ankorimi u bë normalisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flamurtari-Duro, binomi ideal për të fituar me rezultat minimal
Previous article "Adhuroj gatimet e mamit", Elvana "fëlliqet keq" nga detaji në dokumentarin e saj

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT