Situata në vend vijon të jetë kaotike për shkak të reshjeve të dendura të shiut, që ‘pushtuan’ gjithë Shqipërinë dy ditët e fundit.
Dalja nga shtrati i lumit Vjosë ka krijuar panik jo vetëm në Vlorë, por edhe në Fier. Situata paraqitet tepër e rënduar edhe në këtë qytet, ku disa zona ndodhen nën ujë.
Lumi Vjosë ka dalë dhe ka përmbytur toka e banesa, kryesisht në zonat Kashisht, Cervene, Ferras. Deri më tani janë evakuuar 63 familje, të cilët janë dërguar te të afërmit e tyre, ndërsa vazhdon vërshimi i ujit në banesa.


