• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I SITUATËS NGA COVID-19/ Gjykata e Posaçme frikësohet: Seancat do të zhvillohen me dyer të mbyllura
Home
Sociale

PËRKEQËSIMI I SITUATËS NGA COVID-19/ Gjykata e Posaçme frikësohet: Seancat do të zhvillohen me dyer të mbyllura

2 July, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se për shkak të situatës së krijuar prej Covid në vend, seancat gjyqësore do të vazhdojnë të qëndrojnë me dyer të mbyllura.

“Me Aktin Normativ, të KM nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të KM, miratuar me ligjin nr. 30/2020, shkronjat a dhe ç sanksionojnë kufizimin e hyrjes së publikut në mjediset e gjykatës dhe zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kujtojmë se 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë brenda një dite.

Njoftimi: Me Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së situatës së pandemisë, shkaktuar nga Covid 19”, bazuar në neni 3, shkronja ç, u vendos zhvillimi me dyer të mbyllura të seancave gjyqësore publike.

Me Aktin Normativ, të KM nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të KM, miratuar me ligjin nr. 30/2020, shkronjat a dhe ç sanksionojnë kufizimin e hyrjes së publikut në mjediset e gjykatës dhe zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike.

Në kushtet e gjendjes së epidemisë, shkaktuar nga Covid 19 dhe të qënies në fuqi të këtij Akti Normativ, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zbatojë rregullimet e sipërcituara duke zhvilluar seancat gjyqësore me dyer të mbyllura, kufizimin e lejimit të publikut në mjediset e gjykatës dhe zbatimin e masave organizative dhe parandaluese për palët e subjektet procedurale sipas Udhëzimin nr. 146 datë 27.04.2020 të KLGJ “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID 19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative në Gjykata “

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në referim të nenit 146/2 të Kushtetutës, ku parashikohet:

“Vendimet Gjyqësore për shpalljen e vendimit përfundimtar të çështjeve penale të jenë publike “, seancat për shpalljen e vendimeve përfundimtare do të jenë publike duke ftuar të marrin pjesë median dhe publikun e interesuar, gjithnjë duke respektuar rregullat parandaluese të marra nga institucioni për parandalimin e përhapjes së infeksionit ndaj Covid 19.

Gazetarët do të njoftohen paraprakisht mbi seancat gjyqësore për të cilat do të shpallen vendime.

Gjithashtu, për t’u informuar mbi seancat për shpallje vendimi, mund të konsultoheni paraprakisht me informacion në faqen tonë zyrtare të internetit www.gjp.gov.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 30 KORRIKUT/ Shahini: Ishte me kërkesë të universiteteve. Duhet legjitimitet në udhëheqjen e këtyre institucioneve
Previous article ENTUZIAST SE KA MARRË GARANCI/ Basha: Fola me përfaqësueses të lartë të BE, kufijtë me Shqipërinë nuk hapen gjatë muajit Korrik

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT