• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKEQËSIMI I MOTIT NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditësim mbi situatën: Rrugë të bllokuara në veri, ndalohet lundrimi në Durrës
Home
Breaking News

PËRKEQËSIMI I MOTIT NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditësim mbi situatën: Rrugë të bllokuara në veri, ndalohet lundrimi në Durrës

12 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Mbrojtjes, përmes raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, njofton se situata deri tani paraqitet si më poshtë:

Akset Rrugore:

Në qarkun e Dibrës, rruga e “Arbrit” është e pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura të borës. Firmat kontraktore janë duke punuar për hapjen e këtij aksi.
Në bashkinë Dibër, disa qendra administrative si Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë janë të bllokuara nga reshjet.
Bashkia Bulqizë ka bllokuar njësitë administrative Ostren dhe Trebisht.
Në bashkinë Klos, rrugët dytësore që lidhin fshatrat me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër janë të bllokuara.
Në bashkinë Mat, disa rrugë që lidhin fshatrat me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi janë gjithashtu të bllokuara.
Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz është bllokuar në Qafë Ulëz për shkak të borës dhe akullit, si dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore.
Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është bllokuar nga reshjet e borës, ndërsa rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë, është e vështirë për tu kaluar për shkak të dëborës.
Në Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit po rritet, me 87 mm shi të rëna sot, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Gjatë ditës, janë duke u përdorur borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e kalueshme dhe për të hapur ato të bllokuara nga dëbora. Ministria e Mbrojtjes rekomandon përdoruesit e rrugëve të lëvizin me shpejtësi të kufizuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të përdorin goma dimërore në akset me dëborë.

Portet:

Në portin e Durrësit, lundrimi i anijeve të vogla dhe trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës është ndaluar. Ndërsa në portin e Vlorës, nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.
Lumenjtë dhe Rezervuarët: Të gjitha lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave normale dhe nuk paraqesin rrezik, sipas raportimeve nga strukturat e mbrojtjes civile.

Sipas informacionit nga Instituti i Gjeoshkencës dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore gjatë pasdites së sotme dhe nesër. Reshjet pritet të shoqërohen me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica, që mund të shkaktojnë vështirësi në transportin rrugor.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:

Në bregdet: 5 / 12 °C
Në vendet e ulëta: 5 / 10 °C
Në vendet malore: -4 / 4 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe bregdet deri e fortë. Monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore do të vazhdojnë për menaxhimin e situatave emergjente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PDK E KA RIKTHYER PULSIN"/ Krasniqi: Kemi në ADN Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Previous article "PO ZHVILLOJMË PËRGATITJET PËR TAKIMIN"/ Ekipi i Trump konfirmon se do të ketë një telefonatë me Putin ditët e ardhshme

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT