Reshjet e dëborës dhe moti me erë të forta kanë shkaktuar probleme të shumta sot në vend, kryesisht në qarkullimi rrugor dhe në furnizimin me energji elektrike.
Në qytetin e Shkodrës është shënuar një incident, teksa raportohet se një pemë ka rënë sipër një kabine elektrike duke dëmtuar transformatorin. Menjëherë ekipi i OSHEE-së ka dalë në terren dhe po punon për riparimin e defektit në qytetin verior.
“Shkodër, pema bie mbi kabinë. Për shkak të motit të keq me reshje dëbore është thyer një pemë, e cila ra mbi kabinen shtyllore, duke demtuar transformatorin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Stom Golem”, në qytetin Shkodër. Në foto, punonjësi Paulin Shqari duke kryer detyrën për riparimin e defektit”, njofton OSHEE.