• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRKEQËSIMI I MOTIT NË ITALI / Shkon në 5 numri i viktimave
Home
Nderkombetare

PËRKEQËSIMI I MOTIT NË ITALI / Shkon në 5 numri i viktimave

29 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq që ka përfshirë gjatë ditës së sotme Italinë.

Ka shkuar në 5 numri i viktimave dhe 2 persona rezultojnë të humbur.

Dy persona kanë mbetur viktima në provincën e Frozinones pas rrëzimit të një pemë mbi automjetin ku po udhëtonin ndërsa një i ri 21 vjeçar ka humbur jetën në provincën e Casertas nga rrëzimi i një peme ndërsa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Fuorgrotta të Napolit.

Viktima e 4 është regjistruar në Terracina në bregdetin e Lazios.

Ndërsa një grua ka humbur jetën në qytezën Albisola Superiore në provincën e  Savonas pasi është goditur nga një mjet i fortë në fluturim nga era e fortë.

Një person rrezulton i humbur në provincën e Cagliarit e një tjetër në provincën e Calabrias

Kryetarja e Bashkisë së Romës ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe për ditën e nesërme në të gjithë territorin e kryeqytetit italian.

17:56 -Italia përfshihet nga moti i keq, tre viktima

Italia është mbërthyer nga moti i keq me shira të shumta e erë të fortë pothuajse në të gjithë territorin.

Shkolla janë mbyllur në mjaft rajone italiane e Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon për një përkeqësim të motit gjatë pasdites e mbrëmjes së sotme,

Në rajonin e  Sardenjës era e fortë ka arritur mbi 160 km/orë shpejtësi duke regjistruar dëme në komunat Narcao e Villaperuccio ndërsa në Kalabri një person rezulton i humbur pas përmbysjes së barkës së tij me vela në afërsi të molit të Lido di Catanszaro.

Qyteti i Venecias është përmbytur në 70 % të sipërfaqes së tij e pritet që niveli i ujit të arrij në 160 cm. Governatori i rajonit të Venetos ka kërkuar ndihmën e qeverisë qendrore i preokupuar për reshjet e shumta të shiut që kanë kapërcyer 400 mm për metër kub.

Moti i keq e era e fortë ka ndaluar lëvizjen e trageteve në të gjithë rajonin e Toskanës e në komunën Castiglione di Pescaia, kryetari i Bashkisë i ka bërë thirrje banorëve të mos dalin nga banesat.

Në rajonin e Lombardisë rreth 400 persona fëmijë e personel janë evakuuar mëngjesin e sotëm  nga një cerdhe në komunën Romano di Lombardia.

Në kryeqytetitn italian Romë e në të gjithë rajonin e Lazios shkollat janë mbyllur e era e fortë ka shkaktuar rrëzimin e pemëve e bllokimin e disa rrugëve. Një pjesë e autostradës A24 është mbyllur e probleme ka pasur në disa stacione metroje e në hekurudhën lokale Roma-Lido.

Shkolla janë mbyllur dhe në rajonin e Abruzzso për shkak të fryrjes e daljes nga shtrati të lumit Sangro.

Sistemi i mbrojtjes civile ka aktivizuar të gjitha nivelet territoriale për koordinimin  e përballimit të motit të keq në të cilin është përfshirë vendi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRSE SHURDHOHEM NGA SEKSI ORAL? Dilema e gruas me bashkëshortin (FOTO)
Previous article LIVE/ Partizani-Skënderbeu: “Demat” dominojnë në raste, por rrjetat nuk preken në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT