Instituti i Gjeoshkencave jep parashikimin e motit për sot pasdite dhe nesër kur pritet që vendi të përfshihet nga rreshjet e shiut.
Sot pasdite (e shtunë, dt.15) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarkun e Shkodrës reshjet do arrijnë lokalisht deri intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërsa nesër (e diel, dt.16) pritet rënie e intesitetit të reshjeve në të gjithë vendin.
Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 12 °C
në vendet e ulëta: 7 / 10 °C
në vendet malore: -1 / 4 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.15) dhe nesër (e diel, dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.