Dy shtetas maqedonas kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Aksidenti u regjistrua në dalje të doganës së Morinit dhe dyshohet se shkak i aksidentit është bërë moti i keq.
Siç shihet nga pamjet, makina është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Policia në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.