Zjarri në Dukat të Vlorës dhe ajo në Majën e Rrunës në Kukës janë dy vatrat problematike ne vend nga zjarret. Pas mesnatës në fshatin Dukat janë aktivizuar disa vatra zjarri për shkak të erës duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtë dhe të rrezikonin banesat. Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjatë natës në mënyrë që të mos lejonin që flakët t’i afroheshin banesave, ndërsa sot që në orën 06:00 të mëngjesit ka ndërhyrë për vënin nën kontroll të flakëve edhe helikopter holandez ‘Chinook’ me kapacitet ujëmbajtës 10 mije litra.
Në ditën e 14 në malin e Karaburunit zjarret kanë qenë aktive dhe disa vatra të rrezikshme. Deri në orët e para të ditës zjarrfikës, ushtar dhe banorë te Dukatit kanë luftuar me flakët të cilat të ndihmuara dhe nga era kanë përparuar me shpejtësi duke djegur shkurre dhe pyje, por duke rrezikuar dhe jetët e punonjësve dhe ushtarëve. Situata është kritike shprehen banorët pasi zjarri ka përparuar në lartësinë e malit duke ju afruar zonës së quajtur “Gropat e Pirit” të cilat janë me pyje të dendura duke rrezikuar Llogoranë. Era që fryn në atë zonë e favorizon flakët . Ndërkohë dhe zona në gropat e Pirit ka prezencë të zjarrit, atje po punohet me ushtar dhe punonjës se ADZM për shuarjen.
Edhe në majën e Runës në Kukës sipër Tunelit të Kalimashit situata është problematike dhe pyjet vijojnë të digjen prej ditësh. Edhe në këtë zonë pritet të nis punën helikopteri për shuarjen e flakëve nga ajri si dhe mbi 80 forca të ushtrisë, shërbimit zjarrfikës dhe të bashkisë janë angazhuar nga toka për të mos lejuar përhapjen e zjarrit.
Në pjesën tjetër të vendit thuajse situata është qetësuar ku nuk ka vatra aktive ose janë të vogla dhe të kontrollueshme.


