• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJETUAN REAKSIONE ALERGJIKE PASI MORËN VAKSINËN/ Nisin hetimet ndaj Pfizer dhe BioNTech
Home
Nderkombetare

PËRJETUAN REAKSIONE ALERGJIKE PASI MORËN VAKSINËN/ Nisin hetimet ndaj Pfizer dhe BioNTech

19 December, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara është duke hetuar rreth pesë reaksione alergjike që ndodhën pasi njerëzit morën këtë javë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech, tha një zyrtar i këtij institucioni.

Peter Marks, drejtor i Qendrës për Vlerësim dhe Kërkim në FDA, tha në një konferencë për media të premten mbrëma se reaksionet alergjike u raportuan në disa shtete, përfshirë edhe në Alaskë.

Ai tha se kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) që është përbërës i përdorur në vaksinën e Pfizer – si dhe në vaksinën e kompanisë Moderna që u autorizua për përdorim të premten – “mund të jetë fajtori” për reaksionet alergjike. Marks tha se reaksionet alergjike ndaj kësaj substance mund të jenë më të zakonshme se sa mendohej paraprakisht.

Rastet në Alaska, ku qytetarët përjetuan reaksione alergjike pasi morën vaksinën kundër koronavirusit të ri, janë të ngjashme me ato që u raportuan në Britani javën e kaluar.

Rregullatori shëndetësor në Britani tha se kushdo që ka histori të alergjive të rënda ndaj ilaçeve apo ushqimeve, nuk duhet të marrë vaksinën e Pfizer dhe BioNTech.

Por, FDA tha se shumica e amerikanëve që vuajnë nga alergjitë janë të sigurt që ta marrin vaksinën. Ky institucion tha se vetëm njerëzit që në të kaluarën kanë pasur reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinave apo përbërësve që janë përdorur në këtë vaksinë të Pfizer, duhet të mos e marrin atë.

Të premten, FDA tha se vaksina e kompanisë Moderna nuk duhet t’u jepet personave që kanë një histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj çfarëdo përbërësi që është përdorur në vaksinat kundër koronavirusit.

Kompania Pfizer nuk ka komentuar ende për këto hetime të nisura nga FDA./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Duka: Bashës i kam kërkuar të jem në listën e fituesve, i kam aq vota për të dalë deputet
Previous article DIMËR PLOT NGJYRA/ Këto janë disa ide veshjesh, aspak të mërzitshme

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT