“Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë”.
Ky ishte denoncimi qe beri para pak oresh Astrit Patozi, ne nje postim ne rrjetet sociale, por i menjehershem ka qene reagimi i PD ne Vlore e cila ne nje postim ne FB, tregon per te verteten lidhur me 3 anetaret e perfolur si te perjashtuar.
- DEKLARATA E PLOTË
Partia Demokratike Dega Vlorë hedh poshtë shpifjet për përjashtim të anëtarëve të kryesisë së kësaj dege.
Në respekt të anëtarëve të PD të Vlorës, të demokratëve në të gjithë Shqipërinë dhe të qytetarëve që na besojnë dhe votojnë për ne, ju informojmë për të vërtetën e padeformuar.
Në mbledhjen e datës 10.02.2018, kryesia e PD të Vlorës respektoi plotësisht statutin e Partisë Demokratike, pa përjashtuar askënd.
Përsa u përket përsonave të përfolur si të përjashtuar, e vërteta është se:
1-Dritan Kokoshi, anëtar i hershëm i PD dhe aktiv në veprimtaritë politike të PD, është dorëhequr me mirëkuptim për arsye personale. Ai mbetet anëtar i vleresuar dhe i respektuar.
2-Asqeri Bulla, prej më shumë se 8 muaj, është tërhequr nga aktivitetet politike të degës duke mos ushtruar detyrën e anëtarit te Kryesisë.
3-Mirela Shekaj, drejtuese departamenti, nuk e ushtron detyrën e saj prej 8 muajsh.
Në mbledhjen e datës 10.02. 2018, Kryesia e PD Vlorë formalizoi detyrimin statutor, që parashikon zëvendësimin e anëtarit të kryesisë, nëse ai nuk merr pjesë në mbledhje 6 muaj rresht.