• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Topalli: E shëmtuar dhe e turpshme. Basha, dështaku më i madh politik në 30 vite
Home
Politikë

PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Topalli: E shëmtuar dhe e turpshme. Basha, dështaku më i madh politik në 30 vite

15 October, 2021 Delo.autor Politikë

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, duke komentuar vendimin e kryedemokratit Basha për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së thotë se ky ishte turpi më i madh që mund të ndodhte në këtë parti.

Në një intervistë për Ora News mer gazetarin Arnold Kariqi, Topalli thotë se përjashtimi i Berishës  shënoi kulmin e paligjshmërisë së Bashës si drejtues i PD.

Për Topallin ky është një momnent për të hapur një kapitull të ri dhe për ta rikthyer PD te vlerat e saj mbi të cilat është themeluar si parti.

Topalli:Është gjëja më e turpshme që mund të ndodhë. Gjatë gjithë jetës së tij ka vepruar me vendime personale, në anësimin dhe mosnjohjen e forumeve të vendimmarrjes, mosnjohjen e statutit, vendosjen e vetes së tij mbi ligjin për çdo gjë që ka bërë që kur është ulur në karrigen e kryetarit të partisë dhe kjo e fundit ishte gjëja më e paimagjinueshme që mund të mendonte njeriu.

Të përjashtosh ish-kreun e PD, themeluesin e PD, ish-presidentin, ish-kryeministrin, njeriun  që ka bërë opozitën më të fortë gjatë kësaj periudhëe pa mbledhur forumet dhe pa pasur një vendimmarrje të tyre, thjesht nje deklaratë të personit të tij, është e shëmtuar, antiligjore, nul në gjithë gjënë e vet. Ka sjellë një moment ku çdo gjë ka arritur pikën e saturimit brenda asaj force që prej vitesh jetonte njëfarë deligjitimimi që funksiononte në një vendimmarrje personale apo familjare të Lulzim Bashës.

Sigurisht do të vinte një moment ku gota do të derdhej, do hapej një kapitull i ri për të larguar njeriun që ka marrë peng opozitën shqiptare. Njeriu që është dështaku më i madh i historisë politike të këtyre 30 viteve.

Ish-nënkryetarja e PD-së pranon se PD është në një udhëkryq të madh, por si çdo sfidë tjetër edhe kjo sfidë mund të kthehet në një oportunitet  të madh për ta kthyer këtë parti në një alternativë të shqiptarëve për të larguar nga pushteti Edi Ramën.

Topalli: Nuk kam qenë kurrë jashtë PD edhe kur formalisht mund të dukej. Është një moment i një udhëkryqi të madh të opozitës në terësi dhe PD në veçanti, një krizë që po kthehet në një sfidë dhe si çdo sfidë ka mundësi të kthehet në një oportunitet të madh për të bërë një kthesë të madhe, së pari për të rikthyer ca vlera dhe parime që përbënin thelbin e PD, kthimin e demokracisë brenda kësaj force demokratike dhe së dyti duke bërë disa zgjidhje të nevojshme për tu kthyer në një alternativë për të larguar nga pusheti Edi Ramën dhe për të filluar një qeverisje të re për të nxjerrë vendin nga kriza, varfëria, borxhet, pasiguria e tj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SHPEJTËSI "SKËTERRË"/ Makina inteligjente gjobit 1456 shoferë, në 48 orët e fundit pezullohen 32 leje drejtimi
Previous article ÇLIRIMI I FIERIT/ Balla: Krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së II Botërore u vendos në anën e frontit të lirisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT