• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Gazment Bardhi: Vendim i drejtë, nuk pati asnjë shkelje të statutit
Home
Politikë

PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Gazment Bardhi: Vendim i drejtë, nuk pati asnjë shkelje të statutit

30 October, 2021 s.autor Politikë

Gazment Bardhi, si numri dy i Partisë Demokratike, komentoi dhe vendimin e kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin dhe themeluesin e kësaj force Sali Berisha.

Për sekretarin e PD, vendimi për të përjashtuar Berishën ishte i drejtë dhe i shërbente interesit të partisë. Ai shtoi se ndaj Berishës nuk është marrë asnjë masë disiplinore dhe se rrjedhimisht nuk ka pasur asnjë shkelje të statutit nga ana e Bashës.

“Është një situatë e padëshiruar. Një situatë që nuk i ndihmon demokratët. Kam vlerësuar si sekretar që të mos përfshihem me debate me askënd pasi interesi im është që PD të jetë aset i demokratëve. Këtë nuk bëhet fjalë për karrige. Do të doja të mos kishte ndodhur.

Do të doja që Berisha mos shpallej “non grata” nga SHBA. Zoti Basha ka shpjeguar, por unë mund të konfirmoj që vendimi për pezullimin e Berishës ka qenë i drejtë dhe që i shërbente interesit të PD dhe që sigurisht konkretizonte një pohim të Berishës që çështjen që ai kishte me SHBA ishte personale dhe se grupi dhe PD nuk duhej të përfshihej.

Më pas pati një ndryshim të qëndrimit të Berishës. Nuk ka asnjë parashikim që kryetari duhet ta konsultonte. Kjo ndaj Berishës nuk është një masë disiplinore. Masa disiplinore ndaj një anëtari të Partisë Demokratike merret kur shkelet statuti. Berisha nuk ka shkelur statutin.

Ai është ende anëtar i Këshillit Kombëtar. Pra nuk ka asnjë masë. Anëtarësia në grupin parlamentar nuk rregullohet nga statuti, por nga rregullorja e brendshme e grupit parlamentar, ku kryetari në seancën e parë bën konfirmimin e anëtarëve të grupit të PD”, deklaroi Gazment Bardhi në Intervistën me Merita Haklajn.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQIA NUK GJEN QETËSI/ Një tjetër lëkundje tërmeti, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e tij
Previous article NË SHTRAT ME NJË NGA VAJZAT E "PËRPUTHEN"? Edi: Në vendin më të çuditshëm kam...

s.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT