Kreu i PD-së Sali Berisha flet nga selia e PD.
“Jam marrë me probleme krejt të tjera sot.
Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës. I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij.
E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet.
Kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit mund të jetë secila nga ministret, secila nga ministrat, vetë Edi Rama, emra të tjerë. Vjen zonja me 40 metra katrorë apartament dhe bëhet me 7 apartamente, lumturon dhe të tjerë përreth saj. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrë më të paimagjinueshme, më të pakonceptueshme.
Ajo që ishte po kaq përpjekja e Edi Ramës për ta fshehur emrin e Alda Klosit. Emri i Alda Klosit më është dërguar nga qytetari dixhital sapo doli skandali.
Po përpiqej të përdorej e njëjta skemë me GJiknurin, Spiropalin, Ilir Beqjan e me radhë.


