• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRHAPJA E VARIANTIT OMICRON/ Vaksinim me tre doza ose dy doza dhe test PCR për të hyrë në Kosovë
Home
Sociale

PËRHAPJA E VARIANTIT OMICRON/ Vaksinim me tre doza ose dy doza dhe test PCR për të hyrë në Kosovë

22 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Nga sot, Kosova nuk lejon hyrjen në vend me dy doza vaksine, por me tre doza ose dy doza dhe test PCR, kryer jo më larg se 48 orë. Ky vendim i qeverisë së Kosovës, për shkak të përhapjes së variantit Omicron, ka sjellë për pasojë kthimin mbrapsht të dhjetëra qytetarëve shqiptarë, të cilët donin të hynin në Kosovë për arsye pune, vizita shëndetësore apo turistike. Qytetarët janë shprehur të revoltuar mbi vendosjen e këtyre masave, duke i konsideruar të pakuptimta. Ata kërkojnë që testi i PCR, që kushton 30 euro, të bëhet falas për shkak se nuk i përballojnë dot kostot.

“Nuk e marrin fare në konsideratë dokumentacionin, unë kam certifikatë të rregulluat vaksinimi. Unë detyrohem të kthehem, të marr parasysh shpenzimet, lodhjen, stresin. Ne as nuk na kishin lajmëruar që të bënim atë dokumentin tjetër që kërkojnë këta. Vaksina e tretë bëhet pas 6 muajsh, unë nuk e bëj do më shpejt. Do kthehem mbrapsht sepse testin 30 euro unë nuk e paguaj dot”, tha një qytetar.

“Të dyja qeveritë pse nuk i diskutojnë këto që mos krijohen problematika?”, u shpreh një tjetër.

“Nuk na lënë të kalojmë sepse kërkojnë vaksinim me tre doza ose testin. Nuk na lënë tani, na kanë bllokuar këtu. Nuk kishim informacion, mbrëmë ka dalë vendimi. Testi është 30 euro, nuk e dimë tani, kam 1 orë i bllokuar këtu. Nuk e di si do ja bëj, do kthehem”, tha tjetri.

Kosova dje ka miratuar masat e reja anti-COVID në vend, pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me koronavirus. Në masat e reja bënë pjesë edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit anti-Covid me tri doza, për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës, ose vaksinim me dy doza dhe test PCR.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKON TERMIN "VËLLAZËRI" GJATË VIZITËS SË ERDOGAN/ Berisha: Ne të tjerët i kemi miq
Previous article KËSHILLI KOMBËTAR/ Rama: Mbi 16 mijë qytetarë plotësuan pyetësorin online në 24 orët e para

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT