• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRHAPJA E VARIANTIT OMICRON/ Këshilli i ekspertëve në Gjermani rekomandon kufizimin e kontakteve
Home
Nderkombetare

PËRHAPJA E VARIANTIT OMICRON/ Këshilli i ekspertëve në Gjermani rekomandon kufizimin e kontakteve

20 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Varianti Omikron i koronavirusit javët e muajt e ardhshëm “do ta vendosë Gjermaninë përballë sfidash të mëdha”, thuhet në një deklarim të këshillit të ekspertëve. Më tej rekomandohet: “Vala Omikron prek një popullsi, që për gati dy vjet pandemi dhe luftë ndaj saj tashmë është lodhur ndaj janë bërë evidente dita ditës edhe tensionet masive.”

Për këtë arsye “është e nevojshme të veprohet” qysh në ditët e ardhëshme. “Masat efikase në mbarë federatën për të mbajtur nën kontroll zhvillimet me infeksionet duhet të përgatiten, të planifikohen mirë dhe të komunikohen mirë për kufizimin e kontakteve”, rekomandojnë ekspertët në një prononcim të parë të tyre. Thelbësore është që të ketë një strategji të detajuar komunikimi me shpjegime të arsyeshme për situatën e re të rrezikut dhe masat që vijnë si pasojë e saj. Vala Omikron në këtë gjendje me dinamikë të lartë mund të përballohet vetëm me veprim të vendosur dhe me efekt të qendrueshëm.

Në valën e katërt e deri tani më të fuqishme të infeksionit pas gati dy vjetësh pandemi të koronavirusit i gjithë sistemi shëndetësor gjerman aktualisht po punon nën presion të lartë.

“Krahas vendimeve të domosdoshme politike popullsisë duhet t’i bëhet thirrje intensivisht për të kontrolluar rinfeksionin”, këshillojnë ekspertët. “Ndër të tjera duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, të mbahet maska FFP2, veçanërisht në mjedise të mbyllura, si dhe të bëhen testime të shpejta në rast grumbullimi njerëzish përpara dhe gjatë ditëve të festave.”

Masat që janë në fuqi aktualisht duhet “të respektohen më me rigorozitet”. “Paralelisht duhet të intensifikohet fushata e vaksinimit. Rifreskimi i vaksinimit edhe pas dozës së dytë duhet të vazhdojë sa të jetë e mundur dhe të përshpejtohet. “Modelimet kombëtare dhe ndërkombëtare të dinamikës së infeksionit dhe një rritje e mundshme e incidencës po tregojnë një “cilësi të re të pandemisë”, thuhet në deklarimin e këshillit të ekspertëve.

Incidenca e Omikron po rritet vrullshëm

“Aktualisht koha e supozuar e dyfishimit të incidencës Omikron në Gjermani është rreth 2 – 4 ditë.” Bazuar në masat që janë tani në fuqi kjo kohë e dyfishimit krahasuar me Anglinë ndonëse është më e ulët, tregon që është dukshëm më e shpejtë se me variantet e deritanishme. “Nëse varianti Omikron do të vazhdojë të përhapet me këto ritme në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë do të sëmurej njëkohësisht dhe do të duhej të futej në karantinë”, thuhet më tej. “Kjo do të ngarkonte në esktrem sistemin e shëndetësisë dhe të gjithë infrastrukturën kritike në vend.”

Varianti Omikron “krijon një dimension të ri në zhvillimin e pandemisë”. Omikron dallon nga variantet e tjera me një përhapje të fuqishme dhe me aftësinë për ta depërtuar mbrojtjen ekzistuese të sistemit të imunitetit.

Pas prononcimit të këshillit të ekspertëve për pandeminë Corona, disa media njoftojnë për plane për një takim së shpejti mes landeve dhe federatës për të përcaktuar veprimin e mëtejshëm. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA nga qarqet qeveritare mësohet se ndoshta qysh të martën (21.12) mund të zhvillohet një takim në këtë nivel. “Rrjeti redaksional Gjermania” duke iu referuar qarqeve qeveritare njofton gjithashtu për një mbledhje të mundshme të jashtëzakonshme brenda kësaj jave./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI ME EKSPLOZIV NË VLORË/ Lënda plasëse u vendos nga një person i maskuar 15 min para se ai të dilte nga garazhi
Previous article KUJDES/ Mos harroni rregullat e reja para se të niseni për në Greqi, certifikata del jashtë loje

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT