• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRHAPJA E COVID-19/ Ushtria britanike dërgon 200 trupa për të mbështetur spitalet e Londrës
Home
Nderkombetare

PËRHAPJA E COVID-19/ Ushtria britanike dërgon 200 trupa për të mbështetur spitalet e Londrës

11 January, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria britanike ka dërguar rreth 200 trupa për të mbështetur spitalet e Londrës. Ata duhet të punojnë “së bashku me personelin mjekësor për të mbrojtur vendin nga Covid-19”, tha ministri i Mbrojtjes Ben Wallace. 32 ushtarë do të ofrojnë gjithashtu ndihmë për shërbimet e shpëtimit. Dislokimi është planifikuar për një periudhë fillestare prej tri javësh.

Wallace tha gjithashtu se rreth 1800 pjesëtarë të ushtrisë tashmë drejtojnë ambulanca, administrojnë vaksinat e koronas dhe mjekojnë pacientët e shtruar në të gjithë vendin. Ata mund të jenë “krenarë për kontributin e tyre në këtë përpjekje të vërtetë kombëtare”.

Një situatë “shumë e vështirë” sipas NHS

Shumë spitale kanë mungesë të personelit për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omikron të koronavirusit. Kjo ka çuar edhe në sektorin e shëndetësisë në rritje të numrit të sëmundjeve, rasteve të dyshuara dhe fazave të karantinës.

Shefi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), Matthew Taylor theksoi se kishte mungesë prej disa mijëra punonjësish në NHS. Mbështetja nga ushtria do të ndihmojë, por duke pasur parasysh humbjen shumë më të madhe të personelit, situata mbetet “shumë e vështirë”.

Operacionet duhet të shtyhen

“Ne kurrë nuk kemi përjetuar një nivel kaq të lartë të mungesës së personelit”, tha Chaand Napaul, president i Shoqatës Britanike të Mjekëve, për Sky News. Dega e kujdesit shëndetësor është nën presion çdo dimër, “por nuk mendoj se dikush që ka punuar në NHS ka përjetuar një nivel të tillë mungese nga kolegët e tij”.

Në spitale, operacionet e planifikuara do të shtyhen. “Kjo nuk është normale, dhe kjo është arsyeja pse qeveria duhet të pranojë se NHS është nën presion ekstrem dhe fatkeqësisht mijëra pacientë po vuajnë pasojat e këtij presioni dhe mungesës së personelit”, tha Napaul.

Johnson kundër masave më të ashpra

Sipas të dhënave të BBC-së, aktualisht në spitale po mjekohen rreth 4000 pacientë me Covid. Në fillim të dhjetorit numri ishte ende 1100.

Britania regjistroi të martën (04.01) një rekord të ri prej 218.724 infektimesh të reja me koronavirus në 24 orë. Megjithatë, numri i pacientëve me Covid-19 që kanë nevojë për intubim nuk është rritur për momentin.

Kryeministri Boris Johnson kundërshton kufizime më të ashpra për shkak të koronas apo edhe një mbyllje të re. Në vend të kësaj, ai njoftoi se do të lehtësonte rregullat e testimit për njerëzit e infektuar asimptomatikë në Angli për të pakësuar pasojat e numrit rekord të infektimeve./ DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Arjola: Unë jam e para femër që kam ngarë këtë lloj makine në Shqipëri
Previous article U RRESHTUA NË KRAH TË BERISHËS/ Kokalari tërhiqet nga angazhimi politik në Shqipëri, largohet nga Komisioni i Rithemelimit

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT