Prestigjozja “Reuters”ka zbuluar një studim të kryer së fundmi për përhapjen e koronavirusit nëpërmjet pikave të vogla që qëndrojnë në ajër. “Reuters”thekson reagimin e ekspertëve të cilët thonë se Covid-19 nuk mund të përhapet nëpërmjet spërklave në ajër, por se duhen më shumë studime pët ta vërtetuar atë.
Organizata Botërore e Shëndetit me qendër në Gjenevë pranoi këtë javë se koronavirusi mund të përhapet përmes spërklave të vogla që notojnë në ajër, më shumë se 200 ekspertë e aerosolit u ankuan publikisht se agjensia e KB kishte dështuar të paralajmërojë publikun për këtë rrezik.
Sidoqoftë, OBSH insiston në prova më përfundimtare se koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen e frymëmarrjes COVID-19, mund të transmetohet përmes ajrit, një tipar që do ta vinte atë në barazim me fruthin dhe tuberkulozin dhe kërkon masa edhe më të rrepta për tu përmbajtur përhapja e saj.
Shumë ekspertë të tjerë për transmetimin e OVId nëpërmjet spërklave në ajër kanë thënë që OBSH po e mban shumë shtrenjtë idenë se mikrobet janë përhapur nga kontakti me një person ose objekt të kontaminuar.
“S’është pjesë e kulturës së mjekësisë që nga fillimi i shekullit të 20-të. Të pranosh teorine e ajrit, kërkon prova shumë të larta, ”tha Dr. Donald Milton, një aerobiolog nga Universiteti i Maryland.
Një provë e tillë mund të përfshijë studime në të cilat kafshët laboratorike sëmuren nga ekspozimi ndaj virusit në ajër, ose studime që tregojnë grimca të qëndrueshme të virusit në mostrat e ajrit – një nivel provë që nuk kërkohet për mënyra të tjera të transmetimit, siç janë kontakti me sipërfaqet e kontaminuara.
Për OBSH, një provë e tillë është e nevojshme pasi këshillon vendet e çdo niveli të të ardhurave dhe burimeve të marrin masa më drastike kundër një pandemie që ka vrarë më shumë se 550,000 njerëz në nivel global, me më shumë se 12 milion infeksione të konfirmuara.
Dr. John Conly, një ekspert i sëmundjes infektive të Universitetit të Calgary, i cili është pjesë e grupit të ekspertëve të OBSH thotë se: Kjo do të ndikonte në të gjithë mënyrën tonë të jetës. Deri më tani studimet nuk kanë treguar grimca të qëndrueshme të virusit që qendrojnë në ajër.
Perktheu AlpeNews.al